Telegrafi

Mundësia që të vendosë shumë tulla brenda një kohe të shkurtër, ia mundon këtij roboti ta ndërtojë një shtëpi për 48 orë

Ky robot, mund t’i vendosë deri në 200 tulla për një orë.

Fastbrick Roboticks e ka krijuar Hadrian X, që brenda 28 orëve mund ta ndërtojë një shtëpisë të madhësisë normale, transmeton Telegrafi.

Në pjesën qendrore, i është vendosur një pjesë teleskopike, që merr pamjet 3D të objektit që është duke e ndërtuar.

Pastaj vazhdon t’i vendosë tullat, të lyera me ngjitës.

Kjo kompani shpreson ta përdorë këtë sistem të vendosjes së shpejtë të tullave, për ndërtimin e ndërtesave shumë më komplekse në mbarë botën. /Telegrafi/