Site icon Telegrafi

Mundësia e një “lufte” në Evropë, NATO dhe ushtria amerikane kryejnë ushtrime në Lituani

Forcat e NATO-s dhe ushtrisë amerikane do të zhvillojnë stërvitje luftarake në Lituani, Gjeorgji dhe Poloni për të përgatitur njësi sulmuese të reagimit të shpejtë për mundësinë e luftës në kontinentin evropian, transmeton Telegrafi.

Divizioni i 82-të i forcave ajrore amerikane do të udhëheq sulmet ajrore në pesë operacione në tre vende, me një rëndësi të madhe strategjike për forcat e NATO-s.

Këto ushtrime, po bëhen në rast të një sulmi të madh të armikut, që do të përfshijnë fushat e ajrit, detit, tokës, kibernetikës dhe hapësirës në të gjithë Evropën.

E gjitha kjo është pjesë e një stërvitje masive të ushtrisë së NATO-s të quajtur DEFENDER. Ky është ushtrimi më i madh me forcat amerikane në 25 vitet e fundit, që synon të mobilizonte dislokime në shkallë të gjerë me 20 mijë ushtarë.

Për dallim nga shumë ushtrime të mëparshme në nivelin e ekipit luftarak të Brigadës, ky operacion do të përfshijë pjesë të mëdha të ushtrisë amerikane, që përfshin Gardën Kombëtare, Rezervat dhe njësitë aktive.

Në përgjithësi, 18 vende pritet të marrin pjesë, me aktivitete ushtrimore që ndodhin në 10 vende. Disa nga pjesëmarrësit kryesorë përfshijnë Gjermaninë,

Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Suedinë, Kanadanë, Italinë, Poloninë, Lituaninë dhe vende të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version