Vetëm edhe një ditë na ndan nga përfundimi i aplikimit në 02HERO, program ky i trajnimit për Menaxher të Rrjeteve Sociale dhe Zhvillues të Ueb-faqeve plotësisht FALAS për 6 muaj me module që do të zhvillohen në Kosovë dhe rajon!
Për dallim nga programet e tjera që i ofrohen të rinjve, HERO është unik për arsye se ofron të gjitha këto shërbime me një vend:
– Kurs rreth shkathtësive digjitale;
– Kurs rreth shkathtësive të buta;
– Këshillim në karrierë;
– Trajnime dhe udhëtime në rajon;
– Takim me punëdhënës potencial si dhe Praktikë profesionale për pjesëmarrësit më të suksesshëm gjatë trajnimit.
Përparësi do të kenë të rinjtë që janë të disavantazhuar për shkak të rrethanave socio-ekonomike, gjinore, etnike, gjeografike, etj.
BONUS! Pas përfundimit të trajnimeve, pjesëmarrësit më të motivuar, mund të ndjekin edhe kursin e sipërmarrësisë.
Të rinjtë e moshave 17- 24 vjeç mund të trajnohen për A. Menaxhim të Rrjeteve Sociale dhe 17 – 30 për B. Programim të Ueb faqeve. Këto ndahen në profilin A dhe B, ku aplikuesit kanë mundësinë të zgjedhin profilin që iu përshtatet më shumë.
–Profili A: pa përvojë, me moshë nga 17-24 vjeç, me së paku shkollën e mesme të ulët të përfunduar;
-Profili B: përvojë bazike, me moshë nga 17-30 vjeç, nivel të shkollimit Bachelor, por mund të jenë edhe me shkollë të mesme të lartë!
Në fund të kompletimit të trajnimit pjesëmarrësit do të certifikohen, dhe do të kenë mundësi të përfitojnë nga praktikat profesionale me punëdhënës prestigjioz në Kosovë.
Trajnimi do të mbahet në qytetin e Prishtinës me kohëzgjatje prej 6 muajsh, nga Tetor 2021 – Maj 2022 ndërsa trajnimet rajonale do të mbahen ne Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi (opsionale). Transporti publik për pjesëmarrësit do të mbulohet nga TOKA.
Afati i fundit për të aplikuar është 26 shtator 2021 deri në orën 23:59.
Bëhu HERO dhe apliko sot: http://toka-ks.org/Al/news/754/cka-eshte-hero/
Ky projekt rajonal mbështetet nga Bashkimi Evropian.