Telegrafi

Mundësia e dhënies me koncesion të ANP-së shqetëson BSPK-në

Temë bisede në këtë takim ishte shqetësimi i BSPK-së për mundësinë e dhënies me koncesion të ANP-së dhe çështje tjera me interes për punëtorët e kësaj kompanie.

Në një njoftim zyrtar të BSPK-së thuhet se përfaqësuesit e BSPK-së kërkuan nga menaxhmenti informata rreth propozimit të qeverisë si dhe vizionet e menaxhmentit për perspektiven e ardhshme të ANP-së si dhe për fatin e punëtorëve pas koncesionit.

"Menaxhmenti i njoftoi përfaqësuesit e BSPK-së për sukseset e ANP-së në këtë vit, për problemet rreth pagesës së borxheve si dhe për perspektivën e ANP-së". /Telegrafi/