Mundësi, Urim Qaili ishte i pafat në përballjen me grekun Konstantinos Nikopolidis në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Garuesi ynë pësoi humbje në kategorinë -65 kilogramë ndaj mundësit nga Greqia.
Kjo ishte hera e parë që Qaili paraqitet në një garë të tillë, e që natyrisht se do të ketë fituar eksperiencë në këto nivele.
Mundësi kosovar u përshëndet nga Festivali Olimpin Evropian për të rinj.
Ky eveniment po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, derisa Kosova përfaqësohet nga dhjetëra sportistë. /Telegrafi/