Fakulteti Ekonomik shtetëror, Universiteti i Lubjanës, Republika e Sllovenisë (www.ef.uni-lj.si), përmes qendrës rajonale në Shkup (për Kosovë dhe Maqedoni),ofron mundësi për regjistrim në studimet Master (Menaxhim dhe Organizim) në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (IBA).
Mundesia për aplikim në studimet Master zgjat deri në fund të janarit 2018.
Ligjeratat për gjeneratën e ardhshme fillojnë në shkurt 2018.
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Lubjanës, është Fakulteti i parë dhe i vetëm me të ashtuquajturën “Kurorë te trefishtë” në Evropën Juglindore ,që ka akreditimet më të larta ndërkombëtare EQUIS, AASCB dhe AMBA. Me këto akreditime Fakulteti bën pjese ne 1% e të gjtiha shkollave të biznesit dhe ekonomisë në botë. Profesionistë të nivelit të lartë dhe menaxherë të kompanive dhe bankave të njohura (ProCredit Bank, Kosovë, Grupi Medikal, NLB Banka Prishtine, OSBE, USAID, AmCham në Kosovë, Alkaloid, Belupo, RHAU Maqedoni, Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, EVN Maqedonia, Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë, Pexim,Austrian Airline Kosovë, PZU Remedica, Balcan International, ICO, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ,Kosovë, Operatori VIP Mobil, Sigurimi Triglav, Lesna Mobilje, Natuzzi, Kompania Besi-Bp ,Kosovë…) kanë avancuar karrierën e tyre dhe kanë ndërtuar bizneset e tyre me ndihmën e njohurive të fituara nga programi Master në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (IBA) në Fakultetin Ekonomik ,Lublanë në Shkup.
Kandidatët e interesuar për informata më të hollësishme mund të kontaktojnë Qendrën Rajonale të Fakultetit Ekonomik – Lublanë (www.ef.uni-lj.si) në Shkup (cisef@skopjefair.com.mk; 070 / 338-570).
IBA (Programi master) në Fakultetin e Ekonomisë – Lubjanë, në Universitetin e Sllovenisë, në mesin e akreditimeve të larta të biznesit dhe diplomave të njohura ndërkombëtarisht, ofron mundësi të mëdha për krijim te rrjetit te madh të profesionistëve nga mjedisi i komunitetit të biznesit si pjesë e Klubit Alumni, me më shumë se 10,000 anëtarë dhe shoqatën ndërkombëtare të biznesit – “Beta Gamma Sigma”.