Site icon Telegrafi

Mundësi të barabarta për të gjitha komunitetet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ish-deputetin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Xhevdet Neziraj.

Xhevdet Neziraj, ish-përfaqësues i komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës e uroi kryeministrin për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit, duke ofruar përkrahjen e partisë së tij për agjendën shtetërore në Kosovë.

Haradinaj e falënderoi ish-deputetin Neziraj për kontributin e komunitetit që ai përfaqëson në shtetndërtimin e Kosovës, si dhe për kontributin e tij konkret gjatë mandatit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është e interesuar për ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version