Mundësi shqiptar Elis Guri, që përfaqëson Bullgarinë, ka kaluar në çerekfinale të stilit Greko-Romak në kuadër të Lojërave Olimpike “Rio 2016”.
Në kategorinë deri në 98 kilogramë, Guri mposhti gjeorgjianin Revazi Nadareishvilli.
Shqiptari fitoi me rezultat 1-3, për të kaluar tutje në çerekfinale.
Aty do të përballet me mundësin suedez Frederik Schon, prej orës 16:20.