Të gjithë të punësuarit e evidentuar si kërkues aktiv për punësim kanë të drejtë të aplikojnë për trajnim tremujorë në ndonjë punëdhënës. Ata do të fitojnë kompenzim prej 7.458 denarë, përfshi sigurimin në rast lëndimi dhe taksën personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëdhënësit janë të obliguar që në kohë të pacaktuar, me orar të plotë, në periudhë prej 6 muajsh, të mbajnë në punë, së paku 50% nga personat që do t’i pranojnë në punë.
Planifikohet që me këtë masë punësimi të përfshihen 400 kandidatë fitues, ndërkaq për kompenzimin e tyre janë siguruar 11.535.060 denarë. Të interesuarit mundet që të interesohen në zyrat e Agjencisë për puënsim në qytetin e tyre./Telegrafi/