Site icon Telegrafi

Mundësi për produktet vendore në panairin e bizneseve

Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim organizon panairin e bizneseve me qëllim që pjesëtarëve të komunitetit t’ju ofrohet mundësia për të paraqitur punimet e tyre, produktet, si dhe për të gjetur lidhjet e reja tregtare dhe rrjetëzim.

Panairi zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Faza III e Programit të stabilitetit BE-Komunitet”.

Ngjarja njëkohësisht shënon fundin e fazës aktuale të zbatimit, me të cilën u mbështeten 260 projekte e të cilat rrjedhimisht krijuan ose siguruan pothuajse 600 vende pune në zonat e pakicave në tre vjet e gjysmë.

Ky projekt është pjesë e programit i cili filloi në vitin 2002 dhe që nga atëherë janë mbështetur mbi 2.300 biznese familjare duke krijuar mbi 8,500 vende pune në zonat e pafavorizuara të pakicave.

Exit mobile version