Telegrafi

Mundësi për kompanitë e Maqedonisë në tregun kinez

Lidhjave e Odave Ekonomike të Maqedonisë së bashku me panairin Ndërkombëtar në Ningbo, Kinë dhe Ambasadën e Republikës së Kinës në Maqedoni sot organizojnë event biznesi ‘Mundësitë për kompanitë e Maqedonisë në tregun kinez’, transmeton Telegrafi.

Qëllimi për mbajtjen e ngjarjes është njohja me mundësitë për kompanitë e Maqedonisë për eksport dhe bashkëpunim me kompanitë kineze.

Në takim do të marrin pjesë delegacioni nga Kina i përbërë nga përfaqësues nga Panairi ndërkombëtar në Ningbo. Drejtori i Byrosë për logjistikë të tregut dhe bashkëpunim të zonave të lira tregtare të Ningboas, zëvendësdrejtori i Byrosë për kulturë, Tv/Radio dhe gazetar të Ningboas, përfaqësues nga Ambasada e Kinës në Maqedoni, si dhe kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, kryetarët e odave qytetare në kuadër të LOE-së dhe përfaqësues të kompanive-anëtare të LOE-së.

Ky panair është një prej panaireve më të mëdha investuese dhe do të mbahet në periudhën prej 9 deri më 12 qershor të vitit 2016. /Telegrafi/