Telegrafi

Mundësi për bursa studimi nga Universiteti Sheffield në Selanik

Fakulteti ndërkombëtar në Universitetin Sheffield, City Colleague nga Selaniku ka filluar fushatë me të cilën ofron mundësi për studime me bursë për vitin akademik 2016/2017 në nivel universitar dhe pasuniversitar përmes zyrës lokale të Universitetit të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe afatgjatë i Universitetit me institucionet në Republikën e Maqedonisë dhe parimet themelore të punës së Universitetit Sheffield janë motive kryesore për përgatitje të këtij tipi të fushatës dhe hapje të mundësive për çka, numër më i madh i kandidatëve të fitojnë përvojë akademike përmes njërit prej sistemeve më të mira arsimore në botë. Përmes këtij bashkëpunimi realizohet edhe njëra prej qëllimeve kryesore të universitetit, internacionalizmi, respektivisht mbështetja për zhvillim të rajonit, përmes ofertës përkatëse të bursave për të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët do të donin ta përmirësonin arsimimin e tyre’, thonë nga Universiteti.

Krahas internacionalizmit të arsimit cilësore, shtojnë, Universiteti Sheffield angazhohet edhe për punën hulumtuese, më konkretisht në Evropën Juglindore, si bazë e edukimit dhe inovacioneve dhe për kujdesin individual për çdo student. /Telegrafi/