Great Khali, emri më i madh i një indiani në historinë e mundjes, ka takuar së fundmi gruan më të shkurtër në botë, Jyoti Amge.
Mundësi, emri i vërtetë i të cilit është Dalip Singh Rana, ka ndarë një video në rrjete sociale duke “e ngritur” gruan që mban rekordin si më e shkurta në botë.
Shumë njerëz u befasuan kur e panë dyshen së bashku në videon e cila e nxirrte në pah dallimin e tyre në gjatësi, përcjell Telegrafi.
Klipi tashmë viral, tregon Amge duke u ngritur nga Khali me një dorë.
Që kur u shpërnda, postimi ka grumbulluar miliona shikime.
“Ajo po argëtohet”, ka shkruar një përdorues.
“Të dy duken të lumtur dhe e respektojnë shoqërinë e njëri-tjetri”, shkroi një tjetër.
Ndryshe, Amge është e gjatë vetëm 62.8 centimetra. /Telegrafi/