Telegrafi

Mundësi Egzon Shala përfaqëson Kosovën në Evropianin e Varshavës

(Foto: Facebook/KOK)

Mundësi ynë me normë olimpike ‘Tokio 2020’, Egzon Shala, do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Shala do të garojë në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë.

Në luftën e parë, që do të zhvillohet nesër (e martë), Shala përballet me polakun, Kamil Tomasz Kosciolek.

Egzoni prej 25 marsit deri më 15 prill është përgatitur në kampion përgatitor në Sofje të Bullgarisë, ndërsa shpenzimet i janë mbuluar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

“I urojmë fat dhe suksese Egzonit në Evropianin e Varshavës”, thuhet në një njoftim të KOK-ut.