Egzon Shala ka mësuar sot (e enjte) shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Mundësi ynë do të përballet në raundin e parë me Dzianis Khramiankou të Bjellorusisë, kategoria deri në 125 kg.
Egzoni e ka vlerësuar tejet të pafat këtë short.
“Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalist”.
“Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropian për Tokio 2020”, ka thënë Shala për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ndryshe, Shala do të garojë më 5 gusht, ndërsa në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, është kualifikuar me normë, si i pesti në Kampionatin Botëror ‘Astana 2019’. /Telegrafi/