Më të rrezikuarit janë të sëmurët kronikë, por edhe ata pa probleme shëndetësore mund të reagojnë mundimshëm ndaj rënies së shpejtë të temperaturës dhe ndryshimit të shtypjes atmosferike.
Personat e shëndoshë më së shpeshti në situata të tilla ndihen të përgjumur dhe të dobët. Në mënyrë që të përballni më mirë oscilimet e motit, është e nevojshme që të konsumoni lëngje të mjaftueshme dhe që ushqimi i juaj të jetë i lehtë, përkatësisht të jetë i bazuar në vitamina.
Rekomandohet edhe aktiviteti mesatar fizik. Të sëmurët kronikë duhet që të respektojnë këshillat e mjekut dhe të marrin rregullisht terapinë.
Duke pasur parasysh që reagimet meteoropatike paraqiten 4 deri në 48 orë para vetë ndryshimit të motit, organizmit për përshtatje i nevojiten dy deri në katër ditë. Në atë periudhë organizmi i përshtatet periudhës së pakëndshme duke filluar që të mos e kategorizojë më si negative. /Telegrafi/