Telegrafi

A munden qentë të hanë banane, molla, portokaj dhe fruta tjerë?

Qentë hanë thuajse çdo gjë, por kjo nuk do të thotë se duhet t’u qitni për të ngrënë çdo gjë që keni në shtëpi – edhe nëse ju duket si ushqim i duhur.

Mund të mendoni se frutat janë të shëndetshëm për qentë, por duhet të keni kujdes në këtë aspekt, transmeton Telegrafi.

Përderisa disa fruta mund të jenë plotësisht në rregull për qentë tuaj, disa tjerë mund të jenë tejet të rrezikshëm.

Çfarë mund të hanë qentë?

– Molla (pa lëvore dhe pa fara)

– Banane (në sasi modeste)

– Boronica

– Portokaj (pa lëvore dhe pa fara)

– Pjeshka

– Dredhëza

– Shalqinj etj.

Të gjitha këto ushqime qentë mund t’i konsumojnë, ndërsa duhet të shmangni rrushin, avokadotë dhe fiqat. /Telegrafi/