Telegrafi

Mund t’ju ketë ikur solo goli i Josh Onomah që mahniti në ndeshjen Cardiff-Fulham

(Foto: Naomi Baker/Getty Images/Guliver)

Ylli i Fulhamit, Josh Onomah, ka prodhuar një moment magjik në ndeshjen kundër Cardiff Cityt të hënën mbrëma.

Në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ të skuadrave nga Championship, të vlefshme për ngritje në Ligën Premier, Fulhami fitoi në udhëtim me rezultat 2-0 duke bërë një hap të rëndësishme drejt përballjes finale.

Rezultatin në këtë takim e zhbllokoi Onomah në fillim të pjesës së dytë, i cili ishte i jashtëzakonshëm me lëvizjet e tij. 23-vjeçari e mori topin në afërsi të zonës së Cardiffit dhe i kaloi me stil disa lojtarë, para se të shënonte.

(Foto: Naomi Baker/Getty Images/Guliver)

Dhe është e natyrshme se kur shënohen gola të tillë, shpërndarjet dhe komentimet në rrjetet sociale janë të shumta.

Golin tjetër të Fulhamit e shënoi Neeskens Kebano në fund të ndeshjes, ndërsa nëse e kalon Cardiffin, kjo skuadër do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Swansea Cityt dhe Brentfordit në finalen e ‘play-offit’. /Telegrafi/