Site icon Telegrafi

Mund t’ju ketë ikur, shijojeni driblimin magjik me të cilin Fabian Ruiz turpëroi tre yjet e Gjermanisë

Mesfushori i Spanjës, Fabian Ruiz ka dhuruar spektakël në një moment të ndeshjes ndaj Gjermanisë, duke dribluar tre kundërshtarë me vetëm një lëvizje.

Spanja mori një fitore të madhe 2-1 në minutat e fundit të vazhdimeve ndaj Gjermanisë, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të Euro 2024.

Golat për kombëtaren La Roja u shënuan nga Dani Olmo dhe Mikel Merino, ndërsa për Panzerët shënoi Florian Wirtz.

Lexo po ashtu Spanja pa tre titullarë kundër Francës në gjysmëfinale të Euro 2024, dy mënyrat se si De La Fuente mund të luajë

Megjithatë, pati edhe futbollistë të tjerë të cilët patën paraqitje brilante dhe u dalluan në këtë finale para finales.

Njëri nga ta padyshim se është edhe mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz, i cili ishte i paarritshëm për kundërshtarët gjermanë.

Në një moment të ndeshjes apo më saktë në minutën e 80-të, ylli i Spanjës bëri një veprim magjik duke dribluar me vetëm një lëvizje tre lojtarë gjermanë.

Toni Kroos, Thomas Muller dhe Florian Wirtz ishin ‘viktimat’ e Ruizit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version