Kosovare Asllani po vazhdon shkëlqimin e saj me Kombëtaren e femrave të Suedisë.
Kombëtarja e Suedisë ka arritur të mposht Sllovakinë me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të kualifikimeve për kualifikimet e Euro 2021.
Kjo fitore e suedezëve erdhi në shtëpinë e tyre në kuadër të Grupit F, ku ata janë lider me nëntë pikë.
Në këtë fitore, vendimtar ishte edhe futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, e cila shënoi golin e parë të suedezëve.
Asllani arriti të shënojë një supergol që rrallë shihet në fushat e blerta.
La gardienne a offert à @KosovareAsllani l’un de ses plus beaux buts avec la Suède 😭 #WEURO2021 pic.twitter.com/wKPMVB8a7C
— PiedsCarrés-Féminin (@PiedsCarresFem) October 9, 2019
Ajo u tregua dinake dhe e saktë duke gjetur golin nga rivënia këndore në minutën 26-të të ndeshjes.
Ky ishte goli i dytë në tri ndeshje kualifikuese për Asllanin, ndërsa ka edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/
https://twitter.com/arbibreal/status/1182274473996754945