Danny Ings po vazhdon shkëlqimin me Aston Villan, teksa ka shënuar një supergol në ndeshjen e së shtunës ndaj Neëcastle United.
Aston Villa ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Newcastle në takimin e javës së dytë të Ligës Premier.
Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Danny Ings (45+) dhe Anwar El-Ghazi (62’).
Welcome home, Villans! 😘 pic.twitter.com/oznQ9LmB3c
— Aston Villa (@AVFCOfficial) August 21, 2021
Megjithatë, lajmi qëndron tek goli i parë i shënuar nga sulmuesi anglez, Ings.
Ings ka shënuar tashmë ‘golin e sezonit’ në Ligën Premier, edhe pse është zhvilluar vetëm ndeshja e javës së dytë.
What a goal Danny Ings, WHAT A GOAL! 😱
Danny Ings with the goal of the season and we are still in August 😅. #AVLNEW pic.twitter.com/BtaKPt1v0h
— Football Round Up (@FRU876) August 21, 2021
Sulmuesi anglez ka shtangur të gjithë, e në veçanti portierin kundërshtar me një goditje të fortë me gërshërë pas asistimit të Tyrone Mings.
29-vjeçari tashmë ka dy gola nga dy ndeshjet e para dhe transferimi i tij nga Southampton po vlerësohet shumë pozitiv. /Telegrafi/
This was 𝗦𝗣𝗘𝗖𝗜𝗔𝗟. 😍 @IngsDanny pic.twitter.com/evw8HuOiQV
— Aston Villa (@AVFCOfficial) August 21, 2021