Telegrafi

A mund t’ia fal dënimet vetes Trumpi nëse bëhet sërish president

A mund t’ia fal dënimet vetes Donald Trump në rast se bëhet president i SHBA-së.

Kjo është një pyetje që ka sfiduar disa nga mendjet më të ndritura të shtetit amerikan.

Neni 2 Seksioni 2 i Kushtetutës përcakton fuqinë e faljes, duke i lejuar presidentit të pezullojë dhe fal njerëzit për shkeljet që kanë bërë kundër SHBA-së – përveç, dhe kjo është një përjashtim i madh – në rastet e impeachment-it (shkarkimit).

Pra, shumica e njerëzve duket se mendojnë se ai do të mund të falte veten, por kjo nuk do të thotë se ai do t’i shpëtonte potencialit për shkarkim, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?

Kur flasim për dënimet e tij, është e rëndësishme të kujtojmë se ai u dënua në lidhje me blerjen e heshtjes së porno yllit, Stormy Daniels, të cilën Kamala Harris tashmë po e bën kryefjalë të sulmeve ndaj kandidatit republikan, duke e paraqitur atë si një betejë midis një ish-prokuroreje dhe një krimineli të dënuar.

Megjithatë, Trump ka arritur të shmangë raste të tjera të gjykimeve.

Një vendim i Gjykatës së Lartë tha se ai kishte të drejtë për një shkallë imuniteti nga ndjekja penale dhe vetëm javën e kaluar, më e rëndësishmja nga të gjitha rastet kundër tij, keqpërdorimi i supozuar i dokumenteve të klasifikuara të gjetura në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, u hodh poshtë prej një gjykatësi. /Telegrafi/