Telegrafi

A mund t’i humb Trump, privilegjet që i takojnë si ish-president nëse dënohet

Donald Trump akuzohet për 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh (120 mijë euro) për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Ish-presidenti amerikan përballet me dënime nga gjoba deri në katër vjet pas hekurave.

Lexo po ashtu Trump thotë se akuzat ndaj tij janë aq fort të montuara, sa që as Nënë Tereza nuk do të mund t'i rrëzonte

Por, shtrohet pyetja se a mund t’i humb 77-vjeçari disa privilegje si pensioni dhe sigurimin nga shërbimi sekret?

Përgjigja e shkurtër është jo, ai do të vazhdonte të shijonte përfitimet nëse do të shpallej fajtor, raporton bbc.

Si ish-president i SHBA-së, ai do mbrohet përjetësisht nga Shërbimi Sekret amerikan.

Sipas Aktit të ish-Presidentëve, Trump ka gjithashtu të drejtën për një pension dhe përfitime të tjera financiare, të cilat do të vazhdon t’i merr.

Lexo po ashtu A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Për vitin financiar 2024, Trump mori 236 mijë dollarë për pensionin e tij. Por shuma totale ishte buxhetuar në më shumë se 1 milion dollarë.

Ajo përfshinte 406 mijë dollarë për qiranë e banesës, 35 mijë dollarë për komunikimet dhe një sërë kostosh të tjera duke përfshirë furnizimet dhe 123 mijë dollarë të destinuara për “shërbime të tjera”. /Telegrafi/