Site icon Telegrafi

A mund t’i hani këto? Muzeu i Ushqimeve të Neveritshme në Berlin dëshiron të provojë refleksin e vjelljes të vizitorëve!

Një virshlle e bërë nga gjinjtë e lopës, apo djathi i bërë me marimangat?

Ajo që është e papëlqyeshme për disa është një vakt i shijshëm për të tjerët – dhe kjo është pikërisht ajo çfarë paraqitet në Muzeun e Ushqimit të Neveritshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, frymëzuar nga një ekspozitë në qytetin suedez të Malmo, një muze i ri në Berlin thotë se dëshiron që vizitorët “të provojnë shijen tuaj të mirë dhe të zbulojnë se çfarë lloj personi të neveritshëm jeni!”.

Një pije alkoolike e bërë nga qeskat e kastorit dhe një verë orizi në të cilën zihen kufomat e minjve të vegjël për t’i dhënë asaj një aromë të caktuar kalbësie janë vetëm disa nga pijet që me siguri do të testojnë vizitorët.

Dhe drejtori i muzeut Martin Voelker i ka provuar të gjitha. Nuk është për t’u habitur, vera e orizit “shijon me të vërtetë e tmerrshme”, shton ai.

Për vizitorët aventureskë, ka një shirit provë që jep shembuj të disa prej ushqimeve të ekspozuara: Ka disa peshkaqenë të fermentuar, djathë marimangash dhe jo vetëm.

Mostrat shpërndahen në paketime të vogla, për shkak të pandemisë, dhe muzeu inkurajon vizitorët t’i provojnë ato në shtëpi dhe më pas të dërgojnë një foto të reagimit të tyre ndaj tyre.

Çfarë bie në sy është fakti se për të qenë “pjesë e kësaj përvoje”, vizitorët do të duhet të paguajnë një biletë prej 12 eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version