Site icon Telegrafi

A mund t’i gjeni tri mollët të fshehura në mesin e domateve?

Ai është i njohur për enigmat e tij virale të ‘kërkimit dhe gjetjes’ që janë bërë një sensacion në internet – dhe tani karikaturisti Dudolf po kënaq fansat me një tjetër ilustrim të adhurueshëm.

Artisti hungarez Gergely Dudas, i njohur më mirë si Dudolf, së fundmi publikoi një enigmë të re që sfidon njerëzit të gjejnë tre mollët e kuqe të fshehura mes domateve.

Enigma e tij përmban një grumbull të domateve, derisa mollët janë gjithashtu të skicuara në të njëjtën ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.

Ata që marrin përsipër sfidën do të duhet të kenë sy shqiponjë për të dalluar mollët e vogla të kuqe, të cilat po bëjnë çmos për të qëndruar të fshehura.

Megjithatë, nëse keni nevojë për ndihmë atëherë imazhi i mëposhtëm ju tregon se ku qëndrojnë të fshehura. /Telegrafi/

Exit mobile version