Telegrafi

A mund t’i gjeni tri arrat e kokosit në tufën e arinjve?

Një fotografi e publikuar nga karikaturisti hungarez Gergely Dudas, ka hutuar opinionin.

Dudas i njohur ndryshe si Dudolf ka kërkuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale që të gjejnë tri arrat e kokosit, të fshehura në tufën e arinjve, transmeton Telegrafi.

Madje ai ka kërkuar që të gjejnë arrat e kokosit brenda 60 sekondave, duke i ndihmuar paksa përdoruesit që të koncentrohen më shumë në kokat e arinjve.

Megjithatë duke marrë parasysh numrin e madh të arinjve në fotografi, është e vështirë që një gjë e tillë të arrihet për një minutë. /Telegrafi/