Telegrafi

A mund t’i gjeni tetë ndryshimet në imazhe?

Një vizatim i publikuar së fundmi në internet ka vënë në siklet shumë persona, madje edhe ata që pretendojnë se kanë shikim shqiponje që mund t’i vërejnë detajet më të vogla në pak sekonda.

Vepra e njohur si “Great Rail Journeys”, shfaq tetë dallime mes imazhit të parë dhe të dytit, ku është pikturuar një zonë e gjelbëruar diku në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Në të dy imazhet shfaqet treni duke udhëtuar nëpër një zonë të gjelbëruar, por edhe pse duken identike, ato fshehin disa ndryshime.

Sipas autorëve të pikturës rekordi për gjetjen e tetë dallimeve është arritur nga një person i paemëruar për 58 sekonda, ndërsa shtrohet pyetja nëse ju arrini t’i gjeni ato më shpejtë. /Telegrafi/