Telegrafi

A mund t’i dalloni tri shigjetat e kuqe në tabelën e pikados?

Shikoni çdo cep të këtij ilustrimi

Nëse mendoni se keni aftësi të forta detektive, pra se jeni të aftë në gjetjen e gjërave të fshehura, atëherë do t’ju pëlqejë ilustrimi që kemi përgatitur për ju.

Pra, në ilustrim janë vizatuar dhjetëra tabela pikadosh, e ku ka pikado, ka edhe shigjeta.

Nuk i shihni dot?

Epo, kjo është poenta, transmeton Telegrafi.

Autorët fshehën me mjeshtëri deri në tri shigjeta dhe detyra juaj është t’i dalloni ato.

Rekordi aktual është 17 sekonda, kështu që përpiquni të jeni më i shpejtë se kaq.

I shihni ato?

Nëse ende nuk keni arritur t’i dalloni tri shigjetat e kuqe në tabelën e pikados, zgjidhja e duhur është kjo:

/Telegrafi/