Site icon Telegrafi

A mund të vdisni nga gripi?

Këtë javë mund të keni lexuar disa raportime për gripin australian që po përhapet dhe po merr jetët e disa njerëzve. Kjo tingëllon mjaft frikësuese, apo jo?

Përderisa shumica e rasteve me grip nuk rezultojnë në vdekje, në disa raste të caktuara gripi edhe mund ta shkaktojë vdekjen, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, shumica e vdekjeve të shkaktuara nga gripi ndodhin te të moshuarit dhe fëmijët e vegjël sepse kanë sistem më të dobët të imunitetit.

Por, si ndodhë kjo saktësisht?

Kjo ndodh kur trupi përpiqet shumë për ta shëruar veten, saqë përfundon duke e bërë të kundërtën. Sipas doktoreshës Amesh Adalja, nuk është sëmundja ajo që ju vret, por kontaktet e vazhdueshme që sëmundja i ka me trupin tuaj.

Sipas ‘Live Science’, ky virusi mund t’i pushtojë qelizat njerëzore në hundë dhe fryt dhe ta shumëzojë veten. Ky shumim i qelizave e nxitë sistemin e imunitetit të lirojë më shumë antitrupa, qeliza të bardha të gjakut dhe molekula pezmatuese për ta mposhtur virusin.

Në shumicën e njerëzve, ky veprim është i suksesshëm, por ndonjëherë gjërat mund të shkojnë gabim.

Te njerëzit me sistem më të dobët të imunitetit, një infeksion sekondar mund të shfaqet kur veçse janë të ekspozuar. Këto infeksione mund të shfaqen në mushkëri, ose të shkaktojnë ndaljen e funksionit të organeve tjera.

Ndërsa në disa tjera, reagimi i sistemit të imunitetit ndaj gripit mund të jetë aq i fortë, saqë mbrojtja e tepërt përfundon duke shkaktuar dëme fatale në trup duke i shkatërruar indet vitale në mushkëri të cilat ndihmojnë në transportimin e oksigjenit në gjak. /Telegrafi/

Exit mobile version