Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur në takim disa përfaqësues të bizneseve.
Ai më këtë rast ka thënë se kanë diskutuar për hartimin e një pako të përbashkët ekonomike.
“Në takim me Zyrën e Komunitetit të Biznesit, në Kuvendin e Kosovës, biseduam për hartimin e një agjende të përbashkët ekonomike dhe pako të reformave të domosdoshme. U pajtuam që gjatë procesit të riformatimit të Qeverisë, të dëgjohen dhe merren parasysh propozimet e komunitetit të biznesit”, ka thënë Veseli, shkruan Telegrafi.
Ai po ashtu, ka bërë të ditur se kanë diskutuar edhe për nevojën e shtyrjes së afatit për shlyerjen e borxheve të bizneseve deri më 31 dhjetor 2016. /Telegrafi/