Barcelona edhe pse ka vuajtur nga shumë dëmtimet këtë sezon, ku nuk luanin disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, trajneri Xavi Hernandez ka gjetur shpesh zgjidhjen tek të rinjtë.
Barcelona njihet për akademinë e fortë dhe lojtarët e dal së fundmi, kanë qenë vendimtarë.
Bëhet fjalë për sulmuesin Lamine Yamal (16-vjeç) dhe mbrojtësin Pau Cubarsi (17-vjeç).
Për këtë dyshe, Xavi kishte fjalët më të mira ndërsa u shpreh i bindur se ata kanë shanset të shkruajnë një epokë në futboll.
“Hapi i radhës për këta futbollistë është të qëndrojnë në këtë nivel. Barcelona dhe kombëtarja janë hapi më i madh në botën e futbollit dhe sfida është të qëndrojmë në nivelin e duhur për shumë vite për të merituar konfirmimin me të dyja fanellat”.
“Ata kanë gjithçka sipas meje për t’ia dalë mbanë, si nga ana mentale, ashtu edhe nga ajo e kualitetit. Mendoj se janë dy lojtarë të aftë për të shënuar një epokë futbolli, jo vetëm në këtë klub, por në të gjithë botën e futbollit”, u shpreh Xavi.
Barcelona do të kërkojë suksesin në Ligën e Kampionëve, ku është në çerekfinale, ku do ta takohet me PSG-në. /Telegrafi/