Një foshnjë tre-muajshe është ngrënë për së gjalli nga minjtë gjigantë, pasi nëna e saj e ka lënë në shtëpi, vetëm për të shkuar në një mbrëmje festive.
Siç shkruajnë mediat e huaja, fëmija u gllabërua nga brejtësit derisa ishte e shtrirë në shtrat – dhe fqinjët kanë bërë thirrje që nëna e saj të “kalbet në burg”.
Nëna e saj 26-vjeçare, e cila është arrestuar për mospërfillje të fëmijëve, u kthye në shtëpi për të zbuluar skenën e tmerrshme në rrethinën Katlehong në Johanesburg, Afrikë Jugore.
Fatmirësisht vëllai binjak i vogëlushes, i quajtur Lucky, u kursye nga një vdekje të ngjashme dhe të dhimbshme, pasi ai është marrë me prindërit e tij në mbrëmjen festive.
Duke përshkruar skenën horror, një fqinj ka rrëfyer: “Fëmija nuk mund të kishte një vdekje më të dhimbshme. Gjuha e foshnjës, sytë dhe gishtat i ishin ngrënë të gjitha”. /Telegrafi/