Ruani aromën dhe freskinë e rrobave
Ka disa truke me të cilat mund të zgjasni erën dhe freskinë e rrobave të lara për disa ditë, por me disa truke aroma do të zgjasë me muaj.
1. Parfumi dhe shamia
Në vend që ta spërkatni parfumin direkt mbi rrobat tuaja, spërkateni atë në një shami dhe vendoseni në dollapin tuaj. Era patjetër do të përhapet, rrobat do ta thithin atë dhe e mira është se nuk do t’i dëmtoni apo njollosni veshjet tuaja të preferuara, transmeton Telegrafi.
2. Freskues veturash
Po, mund t’i përdorni edhe në dollapin e rrobave tuaja. Zgjidhni disa aroma më të buta të pishave, mbështillini me një pecetë ose leckë dhe vendosini në sirtar. Do të mbajë erë për muaj të tërë.
3. Kokrrat e kafesë
Përveç thithjes së të gjitha atyre aromave të këqija, kokrrat e kafesë do të përhapin erën e tyre. Mbushni një enë të vogël me kokrra, bëni disa vrima në kapak ose letër alumini me të cilën e keni mbuluar dhe vendoseni në dollap. Ndryshoni ato një herë në muaj.
4. Vajra esenciale
Ashtu si me kokrrat e kafesë, ju mund t’i aromatizoni përgjithmonë rrobat tuaja me vajra esencialë. Shtoni disa pika në rrobalarëse gjatë ciklit të fundit të larjes ose vendosini në një pecetë/leckë dhe vendosini në dollap.
5. Sapun
Një nga truket më të vjetra që shumë e përdorin ende sot është vendosja e sapunit të fortë midis gjërave. Mjafton ta mbështillni me një peshqir letre ose thjesht ta vendosni në dollap në paketimin origjinal. /Telegrafi/