Telegrafi

Mund të ndodhë që tifozët e Napolit të gëzohen në fund

Ëndrra e një natë vere është kaq e bukur, kaq sugjestionuese dhe romantike, sa kur e tregon të hyjnë të dridhurat. Kjo është ajo që ndiejnë tifozët e Napolit kur dëgjojnë se presidenti Aurelio De Laurentiis kërkon të kthejë Edinson Cavanin ne San Paolo.

Vet sulmuesi uruguaian kërkon të përqafojë skuadrën që e bëri të fluturonte në majën e futbollit evropian. Duket diçka e pabesueshme, shumë e vështirë për t’u bërë realitet, por jo e pamundur.

Lexo po ashtu Lajmi se Cavani ndodhet në qytet, mobilizon tifozët e Napolit në orët e hershme të mëngjesit (Foto)

Kreu i Napolit po provon gjithçka për t’i bërë një dhuratë të çmuar tifozerisë napolitane, transmeton SuperSport.

Mirëpo, kanë mbetur edhe shumë pak ditë deri në mbyllje të afatit veror. Epilogu mund të jetë i lumtur për një qytet që e dashuron futbollit. Zhurma e krijuar me largimin Gonzalo Higuainit drejt Juventusit mund të zhduket në sfond nëse në San Paolo mbërrin El Matador.

Gjithçka mbi TRANSFERIMET

Te Napoli presin me padurim një emër të madh për sulmin. Blerja e Cavanit mund të jetë qershia mbi torte, pas tentativave të dështuar për transferimin e sulmuesve, si Mauro Icardi, Diego Costa, Carlos Bacca, Nikola Kalinic, Luiz Adriano e Carlos Tevez.