Një zhytës pa pilot francez pritet të mbërrijë në Atlantikun e Veriut vonë sot për t’iu bashkuar përpjekjeve të kërkimit për zhytësin e zhdukur Titan.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Victor 6000 është i aftë të zhytet deri në 6,000 metra dhe mund të përdoret për të ndihmuar në gjetjen e zhytësit, e cila është zhdukur që nga mbrëmja e së dielës.
Ai mund të kontrollohet nga distanca për të ndihmuar në prerjen e kabllove ose për të kryer manovra për të ndihmuar në çlirimin e një anijeje të bllokuar, por nuk është në gjendje të ngrejë vetë zhytësin.
Megjithatë, ai mund të përdoret për të “lidhur” Titan-in 10 tonësh në një anije me kapacitetin për ta nxjerrë atë në sipërfaqe.
Por koha po ikën.
Dhe roboti, i cili po transportohet në bordin e anijes franceze Atalante, që do të mbërrijë këtë mbrëmje, ai lë vetëm një dritare të kufizuar për të ofruar ndihmë nëse Titan ndodhet para se të mbarojë furnizimi i tij ajror emergjent, që pritet të jetë nesër në mëngjes. /Telegrafi/