Nëse duam të jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, atëherë asnjë infrastrukturë sigurie nuk do mund të largonte të gjithë rreziqet.
Por ekzistojnë disa metoda vërtetë efektive që mund të ndalojnë sulmet me kamion e që mbrojnë hapësirat publike.
Gazetari i BBC Dominic Casciani është një nga reporterët që ka dëshmuar testimin e një nga metodave kyçe. Sipas tij, nëse mënyra që ai pa në vitin 2009 do të ishte e pranishme në Nice, Francë, do të kishe ndaluar sulmin terrorist me kamion, në më shumë se një moment.
“Forcim i shënjestrës”
Me planifikim të kujdesshëm, qytetet mund të forcohen nga përdorimi kreativ i barrierave të veçanta dhe shtyllave të ankorimit të afta për të përballuar përplasjet direkte – duke ndaluar kështu një kamion për të arritur objektivin e tij.
Shembull konkret është ai i Parlamentit anglez. Barrierat e mëdha të zeza që rrethojnë Pallatin e Westminster janë të dukshme. Ato janë dizenjuar për të ndaluar një sulm me kamion me shpejtësi të madhe, e një protip është testuar në vitin 2009.
“Këshilltarët e devotshëm”
Zgjidhja e qeverisë britanike ka qënë krijimi i një skuadre me efektivë policie të devotshëm, inxhinjerë, arkitektë dhe ekspertë të tjerë të cilët këshillojnë çdokënd, nga mbledhjet në qytet deri te klubet e futbollit në Premiership,se si të ulin rrezikun e sulmeve me kamion në vende të populluara, transmeton oranews.
Konkretisht, Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë ka këshilltarët e tij të devotshëm për kundërshtimin e terrorizmit pa e kthyer vendin në Alkatraz.