Erling Haaland kohët e fundit zgjati kontratën e tij me Manchester Cityn dhe u zotua të qëndrojë në Etihad deri në verën e vitit 2034. Sulmuesi norvegjez, i cili ka qenë i lidhur me Real Madridin dhe Barcelonën, pohon se nuk u mendua dy herë pasi iu ofrua një qëndrim jashtëzakonisht i gjatë në klub.
Babai i Erling, Alfie, ishte kapiteni i Manchester Cityt dhe kur djali i tij shkëlqente te Borussia Dortmund, ai tha se do të kishte dashur të qëndronte në një klub dhe ligë tjetër për tre ose katër vjet për të fituar sa më shumë përvojë. Kjo gjithashtu do ta bënte më të lehtë udhëtimin në një destinacion të ri.
Bild: Ekziston një klauzolë nëse Man City nuk luan në Ligën e Kampionëve
Kjo i dha shpresë Barcelonës dhe Real Madridit se mund ta sjellin atë, por mediat angleze shkruajnë se kjo shpresë tashmë është pothuajse inekzistente.
Megjithatë, gazeta gjermane Bild zbulon se ekziston një klauzolë e fshehur në kontratën e Haaland që mund ta lejojë atë të largohet nga klubi në verë.
Gjermanët shkruajnë se Haaland do të ketë mundësi të largohet nga klubi për një tarifë fikse nëse skuadra e tij nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
City aktualisht është i pesti në Ligën Premier, dy pikë më pak se Chelsea në vendin e katërt. Përpara kampionit aktual janë Nottingham Forest, Arsenal dhe Liverpool.
Vlera e klauzolës nuk dihet, por Barcelona raportohet se tashmë është në dijeni të situatës dhe mund të reagojë nëse krijohet mundësia.
Raportet e fundit në mediat botërore sugjerojnë gjithashtu se norvegjezi ka një klauzolë tjetër që mund të aktivizohet nga viti 2029 dhe se vetëm klubet më të fuqishme financiarisht në botë, si Real Madrid dhe PSG, apo Barcelona e lartpërmendur, do të mund ta aktivizojnë. /Telegrafi/