Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Enisa Nikaj, ka pësuar një aksident që në bazë të lokacionit të postuar, ka ndodhur në Podgoricë të Malit të Zi.
Artistja nga Tuzi ka shpërndarë imazh të automjetit të dëmtuar dhe teksa ndodhej në spital për t’iu nënshtruar ekzaminimeve.
“Mund të kisha vdekur, por jam ende këtu. Zoti është i madh. (Na u përplas një automjet me shpejtësi)”, shkruan në përshkrimin e fotografive.
Derisa fansat e saj janë shprehur të gëzuar që ka shpëtuar dhe i kanë uruar shërim të shpejtë, ka pasur edhe komente të papërshtatshme që kanë nxitur reagimin e saj.
“Unë i postova dy fotografitë që i bëri kushëriri im, një timen që as nuk e dija se e kishte bërë. E postova që fansat e mi të dinë se ka ndodhur një aksident traumatik. Nuk i postova të dy anët e veturës, ne u goditëm dy herë”.
“Nuk më kanë bërë fotografi në ambulancë, kur isha e pavetëdijshme në dyshemenë e spitalit, me qafore dhe duke më shtyrë me karrocë. Nuk ia dua këtë përvojë as armikut më të keq. Prandaj kini kujdes çfarë thoni kur nuk dini asgjë”, ka shkruar tutje Enisa. /Telegrafi/