Telegrafi

Mund të ketë një Gladiator të dytë? Regjisori: E di mënyrën si ta kthej Maximusin (Foto/Video)

Regjisori Ridley Scott ka nxitur spekulime për një vazhdim të mundshëm të filmit “Gladiator’.

Filmbërësi 79-vjeçar ka thënë se e ka gjetur një mënyrë për krijimin e një vazhdimi, edhe pse Maximus Decimus Meridius (që u portretizua nga Russell Crowe në filmin e vitit 2000) vdes në fund.

Joaquin Phoenix dhe Russell Crowe në Gladiator

“E di si ta sjell sërish. E kam bërë këtë bisedë me studion. Më thanë: ‘Por, ai vdes’. Mirëpo, ekziston një mënyrë për ta kthyer prapa”, ka deklaruar Scott.

“Nuk e di nëse do të ndodhë. ‘Gladiator’ ishte në vitin 2000, ndërsa Rusell ka ndryshuar paksa”, është shprehur Ridley për revistën Entertainment Weekly.

Pjesë e ekipit të aktorëve në filmin origjinal ishin edhe Joaquin Phoenix, Derek Jacobi, Connie Nielsen dhe Oliver Reed (i cili i kishte xhiruar skenat në vitin 1999, para se të vdiste).

Connie Nielsen dhe Joaquin Phoenix në Gladiator

Filmi “Gladiator” fitoi pesë çmime Oscar, për filmin më të mirë, aktorin më të mirë (Russell Crowe), efektet vizuale, për kostumografinë dhe për editimin e zërit. /Telegrafi/

Regjisori Ridley Scott