Site icon Telegrafi

A mund të kandidojë Trump për president, nëse dënohet?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është shpallur fajtor për 34 vepra penale dhe kjo shënoi fundit e procesit historik gjyqësor penal ndaj tij.

Megjithatë, siç kanë raportuar mediat më herët, beteja për këtë çështje vazhdon, përcjell Telegrafi.

Tani është koha e dënimit dhe mundësisë së dënimit me burg që mund të përcillet me një proces të gjatë ankimimi.

Lexo po ashtu Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?

Kujtojmë se juria në Manhatan e shpalli Trumpin fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-presidentin.

Por Trump u tha gazetarëve se ishte “i pafajshëm”.

Dhe sigurisht u shfaqën disa pyetje, njëra prej të cilave ishte nëse Trump mund të burgoset – përgjigja për të cilën nuk dihet.

A mund të kandidojë ende Trump për president nëse dënohet?

Lexo po ashtu Shtatë faktorët që ndikuan që ish-presidenti Donald Trump të shpallet fajtor

Së paku sipas një shkrimi të Sky News “Po, ai mundet”.

Sipas kushtetutës së SHBA-së, kualifikimi për të kandiduar për president është që duhet të jeni 35 vjeç, duhet të keni qenë rezident për 14 vjet dhe duhet të keni lindur në Amerikë.

Ai nuk përmban përcaktime të tjera se kush mund të kandidojë – duke përfshirë nëse kandidatët e mundshëm po përballen me akuza në gjykatë ose janë – si në rastin e Donald Trump – një i dënuar.

Lexo po ashtu Trump u shpall fajtor – por a mund të përfundojë ish-presidenti amerikan në burg?

Në vitin 1920, një burrë i quajtur Eugene Debs kandidoi për president ndërsa vuante 10 vjet burg për rebelim.

Ndryshe, këtë vit, Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi përpjekjet e shtetit të Kolorados për të skualifikuar Trump nga kandidimi për president.

Vendimi do t’i japë fund rasteve të ngjashme që kanë lindur në Illinois dhe Maine. /Telegrafi/

Exit mobile version