Site icon Telegrafi

A mund të justifikohet përdhunimi? Një numër alarmant evropianësh thonë: “PO”!

Ilustrim

Jennifer Morris

Është e pamundur të justifikohet një akt aq i neveritshëm sa përdhunimi. Shpesh, po kaq e neveritshme është ajo që njerëzit përpiqen të bëjnë, t’ia vënë gishtin viktimave – rrobave që ato kishin veshur, makijazhit të tyre, sinjaleve që kanë dërguar, alkoolit që kanë konsumuar.

Derisa neve na pëlqen të mendojmë se këto sjellje kufizohen te një grup i vogël njerëzish injorantë, studimet e fundit tregojnë se ato janë të përhapura në mënyrë shokuese.

Si pjesë e një raporti të Komisionit Evropian për dhunën me bazë gjinore, 30 mijë shtetas evropianë u pyetën nëse mendonin se seksi pa miratim ishte i pranueshëm në rrethana të caktuara, si për shembull kur një grua kishte veshur rroba “provokuese”. Më shumë se çereku i atyre që u përgjigjën thanë se ata mendonin që justifikohej.

Raporti gjithashtu zbuloi se mbi 10 për qind e atyre që u përgjigjën mendonin se seksi pa miratim mund të ishte i justifikuar nëse viktima kishte shkuar vullnetarisht në shtëpi me agresorin, kishte veshur rroba “provokuese, që i zbulonin trupin apo seksi” ose nëse në një farë mënyre nuk kishin thënë ‘jo’ edhe aq qartë.

Opinionet varionin nga vendi në vend, siç tregon ky grafik i krijuar nga Statista për Independent.

Ata që u përgjigjën në Rumani dhe Hungari kishin më shumë gjasa të thoshin se secila situatë mund të ishte justifikim për seks pa pëlqimin e njërës palë. Në Mbretërinë e Bashkuar, 22 për qind e atyre që u përgjigjën thanë se përdhunimi ishte i pranueshëm në disa rrethana dhe 12 për qind thanë se alkooli i tepër apo drogimi mund ta bënin seksin jo-konsensual të pranueshëm.

Njerëzit në Spanjë dhe Suedi ishin mes atyre që kishin më pak gjasa të thoshin se përdhunimi mund të justifikohet në ndonjë rrethanë.

“E vetmja gjë që e shkakton përdhunimin është përdhunuesi”, tha dikur Annie Clark, një aktiviste për ndërgjegjësimin e sulmit seksual.

Këto rezultate shokuese tregojnë se sa shumë punë mbetet për t’u bërë që njerëzit ta kuptojnë këtë.

Exit mobile version