Telegrafi

“Mund të jetë vetëm një pirat”, Vedat Muriqi me përgjigje epike ndaj Elon Musk

Sulmuesi i Kosovës dhe klubit Mallorca, Vedat Muriqi ka pasur ‘punë’ me miliarderin amerikan, Elon Musk, në rrjetet sociale.

Pronari i shumë kompanive të njohura, ndër to edhe Twitterit, Elon Musk ka bërë një postim pikërisht në këtë rrjet social në profilin e tij privat.

Musk postoi një ‘emoji’ me shenjen e piratit, ndërsa postimi i tij nuk mbeti pa u vënë re nga sulmuesi i Kosovës, Muriqi.

Muriqi u përkujdes ta bëjë ‘re-tweet’ postimin e Musk, duke i dhënjë një përgjigje epike.

“Mund të jetë vetëm një pirat në bord, Elon”, ka shkruar sulmuesi prizrenas si përgjigje ndaj pronarit të Twitterit.

Ndryshe, Muriqi njihet tashmë si “Pirati”, nofkë të cilën e mori pas paraqitjeve të mira të tij me Mallorcan. /Telegrafi/