Telegrafi

Mund të jetë i nevojshëm vaksinimi i kafshëve shtëpiake për të parandaluar përhapjen e coronavirusit

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se në të ardhmen mund të jetë i nevojshëm vaksinimi i kafshëve shtëpiake për të ndaluar përhapjen e coronavirusit tek njerëzit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është vërtetuar tashmë se virusi mund të prekë një numër speciesh të ndryshme shtëpiake, përfshirë macet, qentë dhe vizonët.

Mirëpo, ekspertët nga Universiteti i Anglisë Lindore (UEA), ata nga institucioni kërkimor me bazë në Norwich, Instituti Earlham dhe nga Universiteti i Minesotës shkruajnë në revistën Virulence, se evolucioni i vazhdueshëm i virusit tek kafshët pasuar nga transmetimi i virusit mes njerëzve, përbën një rrezik të rëndësishëm afatgjatë për shëndetin publik”.

Lexo po ashtu Nje mace në Korenë e Jugut rezulton pozitive me coronavirus

“Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa llojeve të kafshëve të zbutura… të jetë i nevojshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit”, deklaruan ata.

Cock van Oosterhout, profesor i gjenetikës evolucionare në UEA, tha se qentë dhe macet mund infektohen me coronavirus por që nuk ka raste të njohura që virusi të jetë transmetuar te njerëzit.

“Ka kuptim të zhvillohen vaksina për kafshët shtëpiake, ashtu si një masë paraprake për të zvogëluar këtë rrezik”, tha ai. /Telegrafi/