Një grup korean e ka publikuar një këngë të re, e cila po arrin shifra marramendëse në YouTube. Kënga mban titullin “Gjak, djersë dhe lot”, ndërsa bendi quhet BTS (Bulletproof Boy Scouts).
Shumë shpejt klipi i tyre është bërë sensacion në gjithë botën. Në fakt, është publikuar vetëm para dy ditësh (9 tetor) dhe tash (në momentin kur po e publikojmë këtë artikull) numëron mbi 11.5 milionë shikime.
Vetëm superhiti i Psy, “Gangnam Style”, kishte pasur rekord më të mirë në ditët e para të lansimit.
Kujtojmë që “Gangnam Style” i theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë në YouTube, ndërsa tash numëron dy miliardë e 659 milionë shikime në faqen e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/