Një imazh interesant do të vë në provë aftësitë tuaja të vëzhgimit duke ju sfiduar të gjeni grupin e çelësave të fshehur.
Testi i ofruar nga faqja britanike e krahasimit të biznesit iCompario, fsheh një palë çelësa në mesin e ilustrimeve si makina, kamionçina e pemë, transmeton Telegrafi.
Figurat në këtë test përmbajnë ngjyra të ndryshme, sikurse blu, portokalli e të zezë.
Nëse nuk e gjeni gjetur akoma, atëherë në imazhin e mëposhtëm tregohet përgjigjja.
Ju duhet t’ju kushtoni vëmendje detajeve të vogla për t’i gjetur çelësat e fshehur.
Sipas imazhit, çelësat gjenden në anën e majtë të fotografisë të varura në një rimorkio ngjyrë portokalli. /Telegrafi/