Sa shumë kohë shpenzoni në palestër? Kjo është pyetja që Censuswide dhe Rebook ia kanë bërë mijëra të rriturve përgjatë globit.
Përderisa ne shpenzojmë 29 për qind të jetës duke qëndruar ulur, mesatarisht ne shpenzojmë vetëm 1 për qind të kohës duke ushtruar.
Kjo është me të vërtetë një mospërputhje brengosëse, dhe hulumtuesit kanë zbuluar se 1 për qind e ditës është e barabartë me vetëm 14.4 minuta – më shumë kohë se që mjafton për ta kryer një rutinë me ushtrime të intensitetit të lartë.
Nuk besoni? Atëherë provoni vet të bëni ushtrime të cilat do t’ju lënë pa frymë në më pak kohë sesa një episod e serisë së njohur The Simpsons.
Pas një kohe shumë të shkurtë do t’i vëreni dallimet dhe do të shihni se vetëm me 15 minuta në ditë do të arrini të keni trupin në formë të shkëlqyer. /Telegrafi/