Klamidia, një infeksion bakterial i transmetueshëm seksualisht, shpesh quhet infeksion i heshtur, sepse as ju dhe as partneri juaj nuk mund t’i ndiejë simptomat
“Mjekët përballen me problemin se shumica e njerëzve nuk kanë fare simptoma të klamidias, por infeksioni mund të çojë në sterilitet, inflamacion të legenit dhe ënjtje të testikujve te meshkujt”.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dini se si transmetohet klamidia.
Nëse po pyesni nëse mund të transmetohet përmes seksit oral, përgjigja është po.
“Klamidia mund të transmetohet në rrugë gjenitale, anale dhe orale”, thotë doktor Kissinger. Kushdo që bën seks me një person tjetër është në rrezik të preket nga klamidia, transmeton Telegrafi.
Edhe pse klamidia është më e zakonshme te moshat e reja, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Amerikë, bëhet e ditur se numri i infeksioneve është rritur edhe te popullata e moshuar. Klamidia nuk transmetohet përmes pështymës. Infeksioni është i pranishëm në spermë, lëngun seminal dhe sekrecione vagjinale.
Ju nuk mund të ngjisni klamidian duke puthur ose duke ndarë një pije me një person të infektuar.
Si transmetohet klamidia nga goja?
Bakteret mund të infektojnë penisin, vagjinën, uretrën, qafën e mitrës, anusin, sytë dhe fytin. Nëse bëni seks oral me një person që ka klamidia, mund të infektoheni.
Sipas klinikës Mayo, përdorimi i prezervativëve ose digave dentare mund të ndihmojë në parandalimin e transmetimit të klamidias, siç mund të bëjë testimi i rregullt nëse keni shumë partnerë seksualë. Komunikimi i hapur në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të besueshme është gjithashtu çelësi.
Keni klamidia? Si të njohim simptomat?
Nëse jeni të shqetësuar se mund të jeni të infektuar, disa simptoma të klamidias për t’u kujdesur përfshijnë rrjedhje, urinim të dhimbshëm ose dhimbje të fytit (nëse keni një infeksion oral). Dr. Kissinger vëren se disa njerëz kanë raportuar gjithashtu disponim ankthi dhe lodhje.
Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse keni klamidia është të bëni testimin. /Telegrafi/