Racat e para të njohura të qenve në botë ishin zagarët dhe u edukuan nga arabët dhe më vonë mbarështimi i qenve u mor nga evropianët.
Në vitet e fundit janë shumë të popullarizuara “racat e dizajnuara”. Këto janë, në fakt, kryqëzime qensh të racës së pastër që kanë rezultuar të jenë shumë interesante për një numër të madh njerëzish.
Megjithatë, kryqëzimi i qenve nuk ka gjithmonë një rezultat pozitiv, për sa u përket karakteristikave fizike që kanë qentë e tillë. Ka një sërë faktorësh të tjerë që duhen marrë parasysh gjatë kryqëzimit, pasi ju merrni një kombinim të karakteristikave të dy racave të ndryshme.
Një nga kombinimet shumë interesante është ai mes një pastori gjerman dhe një bulldogu.
Ky qen trashëgoi ngjyrën e qimeve nga pastori gjerman, kurse trupi i tij ishte nga bulldogu. Koka e kësaj race të përzier është një kombinim i të dyja racave.
Përndryshe, mbarështimi i bulldogëve mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar nëse mënyra e mbarështimit të tyre nuk ndryshohet, paralajmëron një studim i ri.
Studiuesit nga Kolegji Mbretëror Veterinar thonë se bulldogët anglezë janë në rrezik të shtuar për sëmundjet e frymëmarrjes, të syve dhe lëkurës për shkak të karakteristikave të tyre ekstreme fizike, duke përfshirë surrat e shkurtuara, lëkurën e palosur dhe trupin konik, dhe kanë një jetëgjatësi të shkurtër prej vetëm tetë vjetësh.
Për këtë arsye, mbajtja e këtyre qenve mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk ndryshohet mënyra e kujdesit ndaj tyre. /Telegrafi/