Site icon Telegrafi

A mund ta zgjidhni këtë ‘test’ për 20 sekonda? Vëmë bast se jo!

Një test në TikTok i ka lënë përdoruesit paksa të hutuar, edhe pse përgjigjja duket në fakt e thjeshtë

Dhjetë lapsa janë rreshtuar në një tavolinë në katër grupe. Grupi më i majtë ka katër lapsa, pastaj tre, një grup dy dhe një tjetër ka një laps të vetëm.

Ju duhet të lëvizni një laps, në mënyrë që të ndryshoni rendin dhe ana e majtë të ketë vetëm një laps, më pas dy, tre dhe ana më e djathtë të ketë katër lapsa.

Mendohuni pak për përgjigjen dhe nëse nuk e gjeni, zbuloni zgjidhjen më poshtë.

U dorëzuat?

Në rregull:

Për të zgjidhur testin, zhvendosni lapsin e dytë nga grupi i majtë në hapësirën boshe midis çiftit të dy lapsave dhe lapsit të vetëm. Numri i lapsave në secilin grup tani do shkojë nga një në katër.

Qartë? Shpresojmë që po.

@alister_payne #DisneyPlusVoices #fyp ♬ Under Pressure – Remastered 2011 – Queen
Exit mobile version