Fotografi rrëqethëse të publikuara në internet tregojnë qartë se pse është shumë e rëndësishme për fëmijët, të mos veshin rroba banjo me ngjyrë të kaltër kur janë në pishinë.
Fotografitë janë publikuar nga një grup i njohur si CPR Kids në Australi, që menaxhohet nga infermierët – dhe ato tregojnë se pishina në shikim të parë duket e zbrazët por kur shikohet më mirë brenda gjendet një fëmijë, transmeton Telegrafi.
Fëmija në ujë kishte të veshur rroba banjo me ngjyrë të kaltër, që mezi vëreheshin nga ngjyra e ujit në pishinë.
E ky paralajmërim është shpërndarë me qindra herë dhe ka alarmuar prindërit – duka ua bërë me dije që të jenë më të kujdesshëm me përzgjedhjen e rrobave.
Kjo për faktin se në rast se nuk arrijnë të notojnë dhe zhyten në ujë, ata zor kush se do të mund t’i vërejë apo të kërcej në ujë për t’i shpëtuar. /Telegrafi/